Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se buxheti i vitit 2026 duhet të votohet para zgjedhjeve për të shmangur destabilizimin e ekonomisë dhe rrezikimin e pagave dhe pensioneve, raporton GazetaBlic.
Ai kujtoi shembullin e vitit 2021, kur qeveria në detyrë kaloi buxhetin për shkak të interesit të shtetit, pavarësisht tensioneve politike, duke apeluar që opozita dhe aktorët ndërkombëtarë të veprojnë njësoj edhe tani.


