Lajme

“Hekuran, ku janë shpifjet?”/ Bajrami i reagon Muratit: Shko në Prokurori vizatoju grafa, ndoshta të besojnë

11/24/2024 15:09
nga:G B

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Hekuran Muratit, lidhur me kontratat e lidhura nga të gjitha organizatat buxhetore, për të cilat reagoi më herët ai, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka publikuar në Facebook përgjigjen që ka marrë, derisa e ka pyetur Muratin se ku janë shpifjet e propaganda, teksa i ka bërë thirrje që të shkojë në Prokurori e t’ua vizatojë grafitë, ndoshta i besojnë.

“Shko në Prokurori vizatoju grafa, ndoshta të besojnë, në të njëjtën rrugë tregoju edhe për grantet në bujqësi që jepen në ”baza meritore””, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Kjo është përgjigja që kam marrë nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik me datë 10 shtator të vitit 2024:

……….

E nderuara znj. Bajrami, Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës /Kryetare e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike

Sipas kërkesës, ju lutem gjeni të dhënat e kërkuara rreth kontratave të lidhura nga të gjitha organizatat buxhetore nëpwrmjet procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë në periudhën 22.03.2021 – 01.09.2024

  1. Sa është numri i kontratave për punë, mallëra dhe shërbime mes organizatave buxhetore të nivelit qendror dhe operatorëve privat nga data 22.03.2021 deri me 01.09.2024, që janë lidhë me negocim të drejtëpërdrejtë (njëburimore) duke anashkalu procedurën e hapur të prokurimit? 2123 kontrata
  2. Sa është vlera monetare e këtyre kontratave? 272,954,724.00 EUR
  3. Sa prej tyre janë ankes-kontrata dhe sa janë kontrata që lidhë për herë të parê? 775 Aneks – kontrata, dhe 1348 kontrata per here te pare

Këto të dhëna apo numrin dhe vleren monetare të aneks kontratave dhe kontratave për herë të parë mund t’i gjeni edhe në dokumentet e bashkangjitur në këtë e-mail.

………………………..

Hekuran,

Ku janë shpifjet?

Ku është propaganda?

Shko në Prokurori vizatoju grafa, ndoshta të besojnë, në të njëjtën rrugë tregoju edhe për grantet në bujqësi që jepën në ”baza meritore”.

Unë besoj fort se të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit janë të korruptuar s’ka asnjë arsye tjetër.