Lajme

“Hedhja dritë mbi fatin e të zhdukurve, prioritet për mua në dialog”, thotë Sorensen

03/19/2025 12:49
nga:G B

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka thënë se hedhja dritë mbi fatin e të zhdukurve është prioritet për të në dialog.

“Hedhja e dritës mbi fatin e të zhdukurve të mbetur është një domosdoshmëri humanitare. Familjet që ende presin të mësojnë për të dashurit e tyre meritojnë mbyllje. Kjo është arsyeja pse personat e zhdukur janë prioritet për mua në dialog”, ka thënë ai në një postim në X.

Diplomati danez Peter Sorensen po qëndron në vizitën e parë në Kosovë qëkur u emërua në postin e të dërguarit evropian për dialogun.

Të hënën, në ditën e parë të vizitës ai është takuar me krerët e lartë të shtetit.