Kosova pas një kohë pritjeje ka reaguar ndaj konfliktit Izraelo-Palestinez, duke thënë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga Hamasi, e për këtë Kosova ka marrë falënderime edhe nga Komuniteti Hebre në Amerikë.
Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Diasporës ka reaguar duke thënë se Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për t’u mbrojtur kundër raketave të Hamasit.
Më tutje, thuhet se civilët palestinezë po mbahen pengje nga Hamasi në Luftën kundër Izraelit.
“Si çdo shtet tjetër, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin të mbrojtë njerëzit e vet kundër mbi 2000 raktave të drejtuara ndaj civilëve vetëm nga Hamasi, që po i mban civilët palestinezë pengje në Iuftën e vet. Ne pikëllohemi për të gjithë vikimat. Ne kërkojmë përmbajtje, ndalje të dhu.nës dhe kërkim të zgjidhjeve paqësore”, kishte raguar Ministria e Punëve të Jashtme.
E për këtë qëndrim, Kosova është falënderuar nga Komuniteti Hebre në Amerikë.
“Faleminderit, @MFAKOSOVO, për këtë dënim të qartë të terrorizmit të Hamasit dhe për qëndrimin me Izraelin në këtë kohë sfiduese”, shkruan në reagimin e hebrenjve amerikan.
Ndërkaq, edhe drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Izrael, Yacov Livne, e ka falenderuar Kosovën për përkrahjen.
“Faleminderit Kosovë”, shkruan Livne mbi reagimin zyrtar të Prishtinës zyrtare.



