Sporti

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e Superligës, dy ndeshje shumë interesante

10/21/2021 17:06
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vazhdon në këtë fundjavë me xhiron e 11-të.

Dy ndeshjet kryesore do të jenë në Suharekë dhe në Poduejvë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballkani dhe Prishtina pritet të ofrojnë spektakël në këtë fundjavë, ashtu siç pritet të jetë “nxehtë” edhe në takimin në mes Llapit dhe Dritës.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për javën e nxehtë.

Ndeshja kryesore mes Ballkani dhe Prishtinës i është besuar njërit nga gjyqtarët më të mirë në vend, Dardan Çakës me asistentët Fatlum Berisha, Alban Ejupi, Vigan Ibërdemaj dhe Mervan Bejtullahu (VAR).

Sfidën mes Llapit dhe Dritës do ta drejtoj gjqytari Genc Nuza me asistentët Lumturije Muhadri, Bujar Selimaj, Arben Halilaj dhe Ilir Mehmeti (VAR).