Sporti

Sot pritet të zyrtarizohet trajneri i ri i Kosovës

02/23/2022 07:58
nga:Mergim Rreci

Një ditë shumë e rëndësishme për futbollin kosovar pritet të jetë sot.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se sot duke filluar nga ora 13:00 do të zhvillohet një konferencë për media, atje ku pritet të zyrtarizohet trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri në ardhje, Alain Giresse, në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të mëdha në nivel kombëtar. Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe së fundi edhe Tunisia janë ekipet kombëtare në të cilat ai ka ndërtuar karrierë dhe ka fituar përvojë.

Giresse po ashtu kishte drejtuar edhe dy ndër ekipet më të njohura franceze si PSG, Toulouse.

Ai do të jetë pasuesi i trajnerit Challandes.

/GazetaBlic Sport/