Në një kohë kur ai është ende duke u rikuperuar nga një dëmtim i rëndë, Conor McGregor po përfiton nga koha e tij larg ringut për të vënë bast për një mega projekt të pasurive të paluajtshme në Dublin të Irlandës.
Sipas Sunday World, luftëtari irlandez do të përgatisë një investim prej mbi 100 milionë eurosh për të ndërtuar një kompleks shtëpish pranë Drimnagh.

McGregor dëshiron të ndërtojë 300 shtëpi, një palestër dhe një zonë tregtare me një kafene, supermarket, parukeri, dyqane veshjesh dhe shumë më tepër.


