Geek

HBO ka gati 77 milionë përdorues

04/22/2022 21:21
nga:G C

HBO dhe HBO Max kishin 76.8 milionë abonentë në fund të tremujorit të parë të vitit 2022, raportoi të enjten ish-kompania mëmë AT&T.

Kjo shënon një rritje prej 3 milionë abonentësh nga tremujori i kaluar dhe një rritje prej 12.8 milionë nga viti në vit.

Lajmi vjen menjëherë pasi Netflix raportoi humbjen e parë të abonentëve në më shumë se një dekadë.

Netflix ka rreth 222 milionë familje që paguajnë platformën por vlerëson se 100 milionë familje po ndajnë fjalëkalime.

Netflix ka shpalosur planet për të prezantuar reklamat si një mënyrë për të vënë në dispozicion një plan abonimi më të lirë për shikuesit. /Telegrafi/

HBOHBO Max