Bernardo Silva u votua nga tifozët e Manchester Cityt si lojtari më i mirë i muajit tetor.
Fillimi i shkëlqyer i sezonit të portugezit e bën atë të fitoj këtë çmim përsëri, pasi e kishte fituar edhe në shtator, shkruan GazetaBlic Sport.
Në votimin e brendshëm në klub, Bernardo mblodhi 45 për qind të rreth 8,000 votave, përpara bashkatdhetarit João Cancelo dhe Phil Foden (44 për qind).
Bernardo Silva është lojtari i parë që fiton çmimin në muaj të njëpasnjëshëm që nga Sergio Aguero në gusht dhe shtator 2019.


