Lajme

Haziri: Vjosa Osmani ta ushtrojë detyrën kushtetuese për uljen e tensioneve në veri

06/02/2023 21:53
nga:Y I

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kërkuar Vjosa Osmani që ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për të kontribuar në uljen e tensioneve në veri të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se presidentët historikisht në Kosovë kanë pasur role unifikuese, duke dhënë kontributin e tyre në procese të ndryshme.

“Presidentja ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në Veriun e Kosovës. Presidentët historikisht në Kosovë kanë pasur role unifikuese, duke dhënë kontributin e tyre në procese të ndryshme siç ishin protestat e dhunshme të vitit 2015, në dialogun e Vjenës e procese të tjera.Ata kanë luajtur rol kyç në raportet e shtetit tonë me shtetet e BE-së, e sidomos edhe me ShBA-të” ka shkruar Haziri raporton “Gazeta Blic”

Postimi i plotë:

Presidentja ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në Veriun e Kosovës. Presidentët historikisht në Kosovë kanë pasur role unifikuese, duke dhënë kontributin e tyre në procese të ndryshme siç ishin protestat e dhunshme të vitit 2015, në dialogun e Vjenës e procese të tjera.Ata kanë luajtur rol kyç në raportet e shtetit tonë me shtetet e BE-së, e sidomos edhe me ShBA-të.