Lajme

Haziri: Rrugën e Re do ta bëjmë me Lumirin – shpejt përfundon mendësia e punësimit të kunatave e balldëskave

10/20/2024 19:18
nga:G B

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka publikuar pamje nga kuvendi i LDK-së i nisur me tri gjenerata politike, derisa ka thënë se “Rrugën e Re do ta bëjmë bashkë në krye me liderin, Lumirin tonë, për Gjilanin e Kosovën europiane”, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpejt do të përfundojë mendësia e punësimit të kunatave e balldëskave, duke shtuar se Gjilani është bërë për gjynah.

Haziri ka thënë po ashtu se LDK do ta nxjerr Gjilanin e Anamoravën nga depresioni ekonomik.

Postimi i tij i plotë:

Kuvendin e LDK-së e filluam me tri gjeneratat politike, veprimtarët, gratë e burrat, të rinjtë e të rejat, qytetarët, grupet e interesit, komunitetin e biznesit e bashkatdhetarët të cilët janë heronjtë e gjallë të ditëve të sotme, sepse Rrugën e Re do ta bëjmë bashkë në krye me liderin, Lumirin tonë, për Gjilanin e Kosovën europiane.

Shpejt do të përfundojë mendësia e punësimit të kunatave e ballkdëskave. Komuna e Gjilanit është bërë për gjynah, si një ‘shitore e thyer’. Ky mentalitet i administrimit të Gjilanit përmes ‘bedelëve’ të ministrave do të përfundojë më 9 shkurt. Gjilani do t’i kthehet qytetarëve!

Gjilanin e Anamoravën do ta nxjerrim nga depresioni ekonomik në nivel tjetër zhvillimor, ekonomik, administrativ, arsimor, kulturor e sportiv.

Foto – përmbledhje e punës javore.