Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lutfi Haziri në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini duke analizuar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) mes Donald Trump dhe Kamala Harris ka thënë rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë n kuptimin politik nuk po e pret vetëm Kosova por e tërë Bota.
‘’Janë dy luftra rajonale duke u zhvillu, fokusi është krejt diku tjetër. Ka disa kriza të mëdha duke e përfshi edhe Ballkanin ku jemi ne të pralajmruar së paku dhe natyrisht që rikthimi i Trump mund të bëjë histori në Amerikë…ashtu kështu bënë histori në Amerikë jo për statistikë por bënë histori’’, ka thënë Haziri.
Nga ana tjetër zgjedhja e nënpresidentes Kamala Harris prej administratës sipas Hazirit kombinohet me administratën e Joe Biden, Obama dhe Klinton si pjesë e trashëgimisë politike që është në Amerikë.
Kjo lloj politike sipas Hazirit ruhet në raport me NATO-n dhe me krizat politike në rajon përfshi Lindjen e Mesme dhe Ukrainën.
‘’Duke e përfshi raportin me NATO-n në Evropë dhe me Kosovën’’.
Haziri tutje është shprehur se ajo që është konfirmua edhe para disa jave në raport me Ballkanin dhe në raport me Kosovën është 3 shtatori.
‘’E ka një kornizë marrëveshje, një bazë të cilën e ka konfirmua së paku ekipi i tij i fushatës që do të jetë rikthimi në atë pikë’’, ka thënë Haziri.
I dyti i LDK-së ka thënë se shpreson që Amerika ta ruan administratën e Demokratëve.
”Unë shpresoj shumë por nuk kam frikë as nga marrëveshja e 3 shtatorit në asnjë mënyrë. Është një dokument, një bazë që mund të rikthehet…Unë nuk dyshoj që politika amerikane do të ndryshoj në raport me Kosovën por ndaj zhvillimeve në rajon ka ndryshime esenciale, ka ndryshime që duhet me na frigu…”.
Trump sipas Hazirit është në garë një kandidat republikan ‘a tipik dhe jo konvencional’.