Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit ka dështuar edhe në infrastrukturë.
Një nga simbolet e kësaj, Haziri e përmendi edhe Urën e Badovcit.
Haziri në “Pressing” tha se arsyetimi i tyre është se është rritur niveli i ujit në Badovic.
Rjedhimisht, ai shton se s’kanë arritur të bëjnë zgjidhje teknike që ta sanojnë atë problem.
“34 metra rrugë, përshtypja nuk është vetëm politike është edhe vlerësim nga terreni që kemi bë, ka fillu nga problemet e lehta me bë zgjidhje, dhe problemi i lehtë është Ura e Badovcit, 34 metra, katër metra anësore. Hynë në të kanë mbet, çfarë është arsyetimi, uji, u rrit niveli ujit në Badovc, dhe përderisa shumicën e kohës në atë pjesën ku është ura nuk ka ujë, në pjesën e mbajtëse të shtyllave që e mbajnë urën, mundesh me punu. Momentin që kanë fillu me punu u rrit niveli i ujit në Badovc edhe uji nuk kanë mundur më bë zgjidhje teknike me sanu atë problem”, ka thënë Haziri