Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth takimit të emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me kryeministrin Kurti.
Ai ka komentuar deklaratën e emisarit Sarrazin se ‘Moszgjidhja e Asociacionit nuk do t’ju çojë në BE dhe NATO’.
“Prej Marsit 2023 kjo marrëveshje është bërë konkluzë e Këshillit Evropian për Kosovën dhe Serbinë. Për këto pasoja Kosovës i janë vendosur edhe masa ndëshkuese në Samitin e BE-së në Moldavi dhe zbatimi i planit tre pikësh për deeskalim është pjellë e kësaj marrëveshje”, tha Haziri.
Tutje Haziri thotë se Sarrzani është përfaqësues i një shteti që është lokomotiva e BE-së dhe fjala e tij është shumë kredibile.
“Manuel Sarrazin ka një përfaqësim te një shteti qe është lokomotiva e BE dhe fjala e tij është shumë kredibile”, u shpreh ai.
Krahas kësaj ai thotë se çdo politik duhet të harmonizohet brenda shteteve anëtare.
“Cdo politik duhet të harmonizohet brenda shteteve anëtare dhe dallimet në këtë kohë po bëhën çdo ditë më të medha mes tyre. Në NATO rolin udhëheqës së bashku me SHBA-në e kanë shtetet si Gjermania,Franca dhe Italia që në nivelin më të lartë janë përfshira në dialogun për normalizim Kosovë/Serbi.Serbia është ajo që ka humbë luften por Kosova nuk guxon ta humbe paqën,kjo është porosia e miqëve”, tha Haziri për Gazeta Blic.