Lajme

Haziri: Osmani u rreshtua në krahë të aleatëve, konfirmoi izolimin politik ndaj Kurtit e bashkëndimtarëve të tij

11/22/2024 18:32
nga:Sh R

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar fjalimin e mbajtur nga presidentja Vjosa Osmani me rastin e fundvitit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Haziri ka shkruar se presidentja Osmani u rreshtua në krah të aleatëve dhe konfirmoi izolimin politik të Kurtit dhe bashkëmendimtarëve të tij.

Kur ka folur për bashkëmendimarët, Haziri iu është referuar të njëjtëve si ish-koleget e presidentes Osmani, që janë ministra dhe deputetë.

“Ndërkaq, nëse nuk duam ta shohim mungesën e pjesës solemne dhe ceremoniale që po i mungon adresimit vjetor të Presidentes, ku duhet të jenë të gjithë akterët politikë, institucionalë dhe perfaqësues në sallën solemne të Kuvendit të Republikës, aty ku sovraniteti i Kosovës përfaqësohet më së miri përkundër dallimeve dhe ku bojkoti i disa partive ndaj fjalimit të Presidentes po vazhdon, atëherë mund të themi se Presidentja u rreshtua në krahë të aleatëve dhe e konfirmoi izolimin politik ndaj Kurtit dhe bashkëndimtarëve të tij, ku hyjnë edhe ish-koleget e saj, ministra e deputetë”, ka shkruar Haziri.

Tutje ai ka shkruar se shërimin e thyerjes së trojkës institucionale mund ta bëjnë vetëm qytetarët duke votuar për LDK-në dhe Abdixhikun.