Lajme

Haziri: Nuk shtrihet sovraniteti me ëmbëltore, sovraniteti ka ndodh kur LDK e dërgoi doganën dhe policinë në kufi

09/21/2024 15:02
nga:Sh R

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se qytetarët janë të zhgënjyer me qeverinë Kurti, e cila bëri shumë premtime dhe nuk i realizoi.

Haziri në një intervistë për GazetaBlic, thotë se Kurti nuk ka arrit të bëjë asgjë të re,

Ai tha se i njëjti sot punon në zyrën ku ka punuar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi me ato mjete, atë ushtri dhe polici.

“Dëshprimi është te qytetarët deri në zhgënjim, sepse kta kanë shkaktu pritje të mëdha kanë mbjell shpresë dhe besim. Kanë mrri që para 4 vitesh duke bërë një garë që unë e kam qujt ‘gara e pshtymës’ duke bërë me gisht, duke fajsu themeluesit e shtetit, të kaluarën, kanë arrit me kriju një përcepcion që në Kosovë duhet me ndryshu se nuk po ec puna mirë, asgjë më shumë nuk ka bërë përkundrazi ka dekradu edhe atë që e kemi bërë na deri tash. Sepse në atë zyre ku ka punu Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi është Albin Kurti me ato mjete, sot punon me atë ushtri me atë polici, me ato rrugë, me ato shkolla, asnjë nuk e ka bërë të re nuk ka mrri asgjë”, potencoi ai.

Haziri tutje shprehet se nuk shtrihet sovraniteti duke hap ëmbëltore më shumë.

Ai tregon se sovraniteti ka ndodh kur LDK e ka dërgu doganën dhe policinë në kufi.

Ai thotë se të gjitha veprimet që i ka bërë në emër të sovranitetit kanë të bëjnë me popullizëm.

“Kur nuk i realizon premtimet lehtë është me thënë se pe shtrij sovranitetin e Missinit, ëmbëltore me qel ma shumë, e postës së shtetit me i qel zyre por ka harru që ne e kemi qu doganën edhe policin në kufi sepse shteti sovranitet ka aty ku është polici dhe doganieri. Ne duhet me u tregu si vëllau i madh, i madhi kujdeset edhe për të vegjlit dhe duhet me i kry punët e shtetit. Krejt çka janë bërë veprime në emër të sovranitetit nuk ka të bëjë me sovranitet por me popullizëm”, përfundoi Haziri për GazetaBlic.