Lajme

Haziri: Nga sot individ dhe përgjegjësit do të kenë raporte ndryshe me SHBA-në

05/26/2023 21:55
nga:Astrit Gashi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri duke komentuar deklaratën e Departamentit të Shtetit Amerikanë, se pas zhvillimeve të sotme në veri do të ketë pasoja në raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, ka thënë se kjo do të lidhet më individë dhe persona përgjegjës.

Ai ka thënë se nuk mund të pritet ndonjë sanksion ndaj Kosovës, për shkak të lidhjeve të veçanta që ka Amerika me qytetarët e Kosovës.

Haziri në Tëvë 1 tha për disa individ dhe përgjegjës kane me pas raporte ndryshe nga sot me SHBA-në.

“Marrëdhëniet lidhen me individ apo me grupe të caktuara, sepse marrëdhëniet e Amerikës më popullin e Kosovës janë të veçanta. Amerika asnjëherë nuk ka konfirmu masa ndaj Kosovës, por individ dhe përgjegjësit natyrisht kanë me pas raporte ndryshe nga sot. Marrëdhëniet janë tensionuar me NATO-në, BE-në dhe SHBA-në”, ka thënë Haziri.

Për situatën në tri komunat veriore, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok ka thënë se është krijuar një krizë e re dhe e panevojshme.

“Kemi prodhuar një krizë të re, të befasishme.. Situata ka eskalu me incidente të panevojshme të paarsyeshme. Reagimi më i ashpër ndonjëherë (nga ndërkombëtarët) për ata djem, burra që mbajnë rendin dhe ligjin atje ka shkuar për një akt solemn”, u shpreh Haziri.