Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar ashpër atë që e cilësoi si “zallamahi” të shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se salla plenare e Kuvendit nuk duhet të shndërrohet në një hapësirë ku ka “sharje e thirrje për vrasje”.
“E patë qysh n’pikë t’ditës VV e shndërroi sallën e Kuvendit të Republikës në zallamahi! Salla plenare e Kuvendit të Republikës nuk bën të kthehet në han ku vlojnë sharjet e thirrjet për vrasje”, shkroi Haziri, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se përplasja nuk duhet të jetë me mërgimtarët, por me ata që, sipas tij, “e mbajnë derën e mbyllun për deputetë dhe me ata që hapin dyer për sharje e thirrje për vrasje”.
Haziri theksoi se LDK-ja nuk kërkon asgjë përtej rolit të saj në proceset institucionale, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit e Qeverisë.
“Gjithçka për Republikën. LDK nuk kërkon asgjë pos rolit të saj shtetnor për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit e Qeverisë”, deklaroi ai.
Postimi i plotë:
E patë qysh n’pikë t’ditës VV e shndërroi sallën e Kuvendit të Republikës në zallamahi!
Salla plenare e Kuvendit të Republikës nuk bën të kthehet në han ku vlojnë sharjet e thirrjet për vrasje.
Ne nuk duhet të ballafaqohemi me mërgimtarët, por me ata që e mbajnë derën e mbyllun për deputetë dhe me ata hapin dyer për sharje e thirrje për vrasje!
Gjithçka për Republikën🇽🇰. LDK nuk kërkon asgjë pos rolit të saj shtetnor për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit e Qeverisë.
Por, mos e harroni se mendësinë parti-shtet e kemi rrënu moti kohë. Kemi qenë përherë besë e shpresë për Republikën.
Pas dy vitesh, LDK i rikthehet pragmatizmit, ajo që tradicionalisht e ka karakterizu partinë që inicoi e shkaktoi procese, për ta realizu andrrën e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.
Kur ofrohesh për bashkëpunim e nuk të pranohet, atëherë jemi shtyrë në shkaktim të proceseve të reja. Proceseve politike e jo zgjedhore.


