Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21 komentoi edhe deklaratën e Murat Jasharit se nuk pranon postin e presidentit.
“Në këtë rast, Familja Jashari arriti me rezistuar çfarëdo lloj lakmie për pushtet. Deklarata e Murat Jasharit e ka rikonfirmuar se sa lartë është kjo familje dhe sa e paprekur është nga politika”, tha ai.
Ai shtoi se familja Jashari është burrim i pashterrur i idealizmit.


