Showtime

Haziri: Mozziku është dhëndrri im i ri

07/08/2024 07:39
nga:G B

Reperi Mozzik dhe prezantuesja Lotina Haziri, tashmë janë zyrtarizuar si një nga çiftet më të reja të Showbizz-it.

Dyshja kishin dhënë shenja disa herë se kishte diçka mes tyre, duke publikuar foto nga vendet e njëjta.

Lotina, është vajza e politikanit të njohur kosovar, Lutfi Haziri.

Haziri, i cili aktualisht është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur në një emision për lidhjen e vajzës së tij mes Mozzikun.

“Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti”, ishte pyetja që iu parashtrua nga udhëheqësi i këtij emisioni.

Ndërsa Luta iu përgjigj:

“Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet me e ruajt atë, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri”, u shpreh ai.

Ai u shpreh tejet i lumtur për këtë lidhje:

“Unë jam gëzuar me të thënë të drejtën, mbrëmë e kam takuar për herë të parë. Unë e përmenda dhëndrrin e ri, se e kam edhe të parin, Kënga është para martesës është fejuar me një djalë nga Tirana, që është VIP në punën e vet”, u shpreh ai.