Lajme

Haziri me deklaratë bombastike: Hunin apo tirqit, Kurti ia ka pru hunin Kosovës

11/20/2024 22:40
nga:G B

I pyetur se a mund të shmanget Kosova nga obligimet ndërkombëtare, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është shprehur i bindur se kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka nënshkruar marrëveshjen, në të cilën përfshihet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Sipas Hazirit, Kurti po manipulon me draft-statutin e asociacionit.

“Marrëveshja e 27 shkurtit, Kurti thotë unë e kam pranu. Po Kurti në terma të vogël, draft-statutin e manipulon, thotë që unë nuk e çoj në Gjykata Kushtetuese këtu nuk e përmen”, ka thënë Haziri.

Në debat e sipër me panelistët, nuk kanë munguar as deklaratat ‘bombastike’ të Hazirit, i cili ka bërë krahasime qesharake lidhur me pranimin e asociacionit nga kryeministri Kurti.

“Në terma të diplomacisë, merre ose leje, më 15 mars 2023 z.Kurti ka mujt me demonstru, me lanë dokumentin e me dalë jashtë, por e ka marrë dokumentin. Në terma shqip i bjen hunin apo tirqin, z.Kurti e ka marrë hunin, ia ka pru Kosovës”, ka thënë Haziri.