Lajme

Haziri: Me 9 shkurt do të ndodhë rikthimi i madh i LDK-së në Gjilan, Anamoravë dhe në mbarë Kosovën

12/04/2024 19:05
nga:Sh R

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka konfimuar gjashtë kandidaturat për deputetë nga Dega e Gjilanit.

Kandidatët e LDK-së nga dega e Gjilanit, janë Lutfi Haziri, Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku- Rexhepin, Avdyl Aliu, Bardhyl Syla dhe Dr. Besim Guda.

Kandidati Lutfi Haziri pas konfirmimit të kandidaturës ka thënë se kandidatët e Gjilanit do t’i përfaqësojnë denjësisht interesat e Gjilanit dhe Anamoravës në Kuvendin e Republikës.

“Më 9 shkurt do të ndodhë rikthimi i madh i LDK-së në Gjilan, Anamoravë dhe në mbarë Kosovën. Më 9 shkurt, ne votojmë edhe për Komunën e edhe për Kuvendin e Republikës. Faleminderit për mbështetjen liderit tonë dhe mikut tim, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku dhe të gjithë qytetarëve ndaj Rrugës së Re”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Postimi i plotë: