Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për takimet që kjo parti ka pasur me ndërkombëtarët ditëve të fundit.
Haziri në emisionin ‘dPt te Fidani‘ në T7 ka thënë se këto ka qenë takime të rregullta, pasi sipas tij, kjo nënkupton rolin kritik dhe historik që ka LDK’ja në procese të mëdha.
“Janë takime të rregullta, por këtë javë dhe ditëve që kemi kalu kemi një fluks më të madh që nënktupon rolin kritik dhe historik që ka LDK ja në këtë vend. Ka rol historik në procese të mëdha”.
Ai tha se takimet që patën me ndërkombëtarët ka të bëjë me rolin e LDK’së në procesin e dialogut.
“Ka të bëjë më rolin tonë në process. Dialogu është e vetmja mundësi me i normalizu marrëdhëniet me Serbinë fqinje. Më shumë jemi tu sqaru, LDK e kërkon dialogun”, tha Haziri.


