Lajme

Haziri: Kurti s’i dha rol në dialog Presidentes, shkoi për foto te Papa në Vatikan

01/24/2023 00:05
nga:Astrit Gashi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbetur pa rol në dialog, prandaj sipas tij, e vetmja që i ka mbetur në këtë kohë zhvillimesh dinamike është që të fotografohet me Papën në Vatikan.

Haziri ka folur për vizitën e sotshme të Presidentes në Vatikan, e cila u prit në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papë Françesku

“Presidentja nuk ka rol në proces, nuk ka rol në dialog, Nuk i kanë dhënë rol. Zero rol ka, Kurti nuk i ka dhënë rol. Nuk ka kurrfarë roli, është jashtë këtij procesi. Në Vatikan te Papa ka qenë. Ka shku me u fotografu në Vatikan”, ka thënë Haziri në DPT te Fidani.