Lajme

Haziri: Kurti ka ardhur ne pozicionin me mbrojt Kushtetutën e Kosovës që është dizajnu nga presidenti Ahtisari

05/03/2024 21:56
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri tha se Albin Kurti ka ardhur ne pozicionin me mbrojt Kushtetutën e Kosovës që është dizajnu nga presidenti Ahtisari

“Kosova dhe Serbia tani janë në ngërç. Kosova është e hendikepuar dhe ka masat ndëshkuese, ka kufizime në takime ndërkombëtare, ka shumë pengesa në këtë drejtim. Nuk duhet ne të lejojmë me i përngja Serbisë. Serbia ka marrdhënie të kushtëzume edhe me tutje. Nuk munden me ec pa u normalizu marrdhëniet por kjo nuk duhet me na ba ne dekonstruktiv, arrogantë në sjellje karshi partnerëve tanë. përkundrazi ne duhet të jemi pragmatik, ofertues se shpesh flitet nga qeveria se çfarë kemi me dhënë  apo me ofru. Tani kjo qeveri ka ardhur në pozicionin ku zoti Kurti me mbrojt Kushtetutën e Kosovës që është dizajnu nga presidenti Ahtisari në procesin e Vjenës, kundërshtuesi më i madh i presidentit Ahtisari është bëre mbrojtësi më i madh i tij”

“Ne  kemi bërë akomodim në Kushtetutën e Kosovës në negociata por nuk kemi leju me shkaktu defunksionalizim të Kosovës. Eshte e vërtetë që Kurti nuk mundet me lëviz shumë në këtë raport por pragmatizëm dhe ofertë duhet me pas gjithmonë” tha Haziri në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.