Lajme

Haziri: Kurti e ka kushtëzuar dialogun për normalizim, Bislimi s’ka pozicion për sukses nën këto kushtëzime!

07/02/2024 14:39
nga:Y I

Sot pritet të zhvillohet një takim në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Takimi mbahet një javë pasi dështoi ai ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb Vuçiq.

Në lidhje me këtë takim ka folur për “Gazeta Blic” nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Haziri tha se Kurti e ka kushtëzuar dialogun për normalizim të Kosovës me Serbinë.

Ai tha se Bislimi nën këto kushtëzime nuk ka pritje që të ketë sukses.

“Kryeministri Kurti e ka kushtëzuar dialogun për normalizim të Kosovës me fqiun verior. Besnik Bislimi nën këto kushtëzime, me masa ndëshkuese nga BE-ja, kufizime politik nuk ka pozicion per sukses përveç nëse terhiqet dy hapa prapa dhe pranon propozimet e ndërmjetësit”

“Kjo i perngjan parimit qe jemi dakorduar për të mos u dakorduar” deklaroi Haziri në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me Bislimin dhe Petkoviqin vazhdojnë sot punën në zhbllokimin e marrëveshjes.

“Javën e kaluar, Borrell dhe unë pritëm Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti në Bruksel për një tjetër takim të Dialogut Beograd-Prishtinë. Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Diskutimet ishin sfiduese si kurrë më parë. Megjithatë, puna jonë vazhdon nesër kur do të mbledh Kryenegociatorët për të përpunuar hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes. Java ime përfundoi në Dubrovnik në Forumin vjetor të Dubrovnikut që mbledh së bashku politikën dhe vendimmarrës nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë. Kjo ngjarje është gjithmonë një tregues i mirë se ku jemi, përpara pushimeve politike të verës. Këtë vit, fokusi ishte në sfidat globale, zgjedhjet dhe zhvillimet e ardhshme, por diskutuam gjithashtu të ardhmen e Ballkanit Perëndimor si pjesë e BE-së” deklaroi Lajçak raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Sot në Bruksel takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Bislimi dhe Petkoviq

Ymeri: Nëse takimi Bislimi-Petkoviq, ka rezultate pozitive, kushtet e Kurtit janë të pavlefshme!