Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të dalin më të fortë se në vitin 2021.
Kurti ka thënë se nuk e di se me çfarë përqindje por shprehet i bindur se rezultati do të jetë befasues.
“Unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të dalim edhe më të fortë se në ato që shkuan. Nuk e di se çfarë përqindjesh do të jenë, por do të dalim edhe më mirë sesa në shkurtin e vitit 2021” dekalroi Kurti raporton Gazeta Blic.
Në lidhje me deklaratën e Kurtit ka folur për “Gazeta Blic” nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Haziri tha se premtimet e Kurtit dhe Osmanit dhanë shpresë por se tani janë dëshpërim.
Ai rëndit disa dështimet që ka patur Kosova nën qeverisjen e tij.
“Zgjedhjet janë moment që vlerësohen përbushja e programeve dhe shkalla e zhvillimit te vendit. Premtimet e Kurtit/Osmanj-Sadriu dhanë ‘shpresë’ por tani janë dëshpërim për shumë. Keto pritje nuk janë arritë në asnjë sektor. Kosova nën masa ndëshkuese e izoluar nga miqtë e partneret. Koha për dorëheqje e jo rrahagjoksi”
Nënkryetari i LDK-së, shprehet se si parti ata janë të gatshëm të kthehen në pushtet .
“Njeri që mendon të dalë edhe “më i forte” mbi mjerimin që ka shkaktu, varferinë që ka rrit edhe keta janë ata qe ecin mbi ‘kufoma’ per interesa partiake se Republiken e kanë të përkoshme. LDK është gati të rikthehet me besim. Gati është programi, politikat qe ndikojnë në zhvillimin ekonomik e barazi sociale, rikthimi i imazhit të Kosoves jashtë dhe tek miqtë e mbi të gjitha perkushtimin për Kosovën” deklaroi Haziri për “Gazeta Blic”
Kohën e fundit në Kosovë u fol për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakoshme.
Pas një takimi që mbajtën kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kryeministri Kurti u shprehën të gatshëm që të shpërndahet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
Kjo ide nuk gjeti mbështetje tek partitë opozitare LDK dhe AAK pasi të njëjtat kërkuan dorëheqjen e Kurtit pastaj shkuarjen në zgjedhje.
/Gazeta Blic/