Lajme

Haziri: Kemi Qeveri që ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese dhe nuk zbaton vendimet e gjykatës

04/09/2023 18:41
nga:G B

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se sot në 15-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Republikës, kemi një Qeveri që brenda dy viteve ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese në disa raste dhe kjo është tepër shqetësuese, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ajo po ashtu nuk ka zbatuar një numër të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka shtuar se politikanët duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike e parimet udhëheqëse.

Postimi i tij i plotë:

Në 15-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Republikës, aktit më të lartë juridik të shtetit, fatkeqësisht e kemi një Qeveri që brenda dy viteve ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese në disa raste dhe kjo është tepër shqetësuese.

Po ashtu, nuk kanë zbatuar një numër të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Politikbërësit duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike e parimet udhëheqëse, ndërkaq qytetarëve u garantohet liria me të drejta të barabarta për secilin.

Nuk e harrojmë thirrjen gjithëpopullore nga koha e rezistencës dhe kryengritjes politike: Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë!