Lajme

Haziri i vendosur: Nuk hyjmë në koalicion me Vetëvendosjen

02/27/2024 22:26
nga:Sh R

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se zgjedhjet mund të jenë zgjidhje e problemit me të cilin po përballet shteti i Kosovës në këtë kohë.

“Zgjedhjet kanë mundësi që t’i jepin zgjidhje problemeve në Kosovë, por nuk ja dëshiroj askujt që t’i marrë obligimet që Albin Kurti ja ka sjell këtij vendi”, ka thënë Haziri në emisionin ‘Politiko në Kanal10.

Duke folur për një partneritet qeveritar me Vetëvendosjen, Haziri ka thënë se LDK nuk do të hyjë në koalicion qeverisës me Vetëvendosjen, raporton gazeta10.

Sipas tij, ky është qëndrim i prerë i partisë.

“Nuk mund të bashkëpunojmë me një parti që ka ideologji krejtësisht ndryshe nga ajo e LDK-së”, ka thënë Haziri.