Lajme

Haziri e konfirmon: Asnjë bisedë me VV-në

01/21/2026 22:53
nga:Genita C

Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 ka theksuar rëndësinë e transparencës dhe përgjegjësisë politike të LDK-së në procesin e ndërtimit të institucioneve pas 28 dhjetorit.

Ai kërkon që partia të tregojë qartë vizionin e saj dhe mënyrën se si do të veprojë, duke nënvizuar mungesën e bisedave me Vetëvendosjen.

“Asnjë bisedë me VV. Duhet të na tregojë se si e sheh ndërtimin e institucioneve pas 28 dhjetorit e ka obligim para politikës,” ka thënë Haiziri.