Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar sot lidhur me raportimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, për Draft-Statutin e Asociacionit, raporton Gazeta Blic.
Haziri tha se nga debati parlamentar, Kurti, konfirmoi se për të është me rëndësi VV-ja dhe jo Republika.
“Sa për informatë, partia instuticionale LDK është siguruar me Gjykaten Kushtetuese dhe letrën garantuese të ish të dërguares së posaçme të BE-së për dialogun, Frederica Mogherinit, e cila ka garantuar sovanitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës e duke detyruar Vuçiqin të nënshkruaj, por që Kurti s’po mundet. A e dini pse?Sepse ka shkaktuar marrëveshje të përkoshme dhe ka amnistuar Vuçiqin nga detyrimi për pranim de jure të Republikës së Kosovës, ndërkaq krekoset për njohje de fakto” shkruan Haziri raporton Gazeta Blic.
Ai tutje thotë se Kurti ndoshta nuk ka tradhëtuar BE-në dhe as Europën, por ka tradhëtuar besimtarët e majtë të VV-së.
“Per ne, de fakto Pavarësia e Kosovës ka ndodhur me 2 korrik 1990! Të gjitha proceset pas saj janë procese për njohje de jure” shkruan Haziri.
“Je i vetmi që tradhtove kauzën tuaj, besimtarët tuaj të VV-së,vpartnerët tuaj azgana dhe veten tuaj. Albin Kurti kryeminstër e tradhtoi Albin Kurtin opozitar”
Reagimi i plotë i Hazirit:


