Lajme

Haziri: AKI e ka kthyer mandatin në ruajtjen e Republikës nga gazetarët, shqetësim serioz

10/25/2024 19:21
nga:Sh R

Gazetari, Vehbi Kajtazi, ka bërë të ditur se ai, dhe gazetarët e tjerë, Lirim Mehmetaj dhe Ilir Mirena janë nen vëzhgim nga AKI-ja.

Rreth kësaj ka reaguar Lutfi Haziri nga LDK-ja, duke thënë se “ata që i ruan lexuesi, nuk mund t’i frikësojë asnjë hije”.

Ai tutje ka thënë se e gjithë kjo është shqetësim serioz në Republikën tonë.

Haziri ndër të tjera ka shkruar se mandati i AKI-së është për rujtjen e Republikës nga të tjerë, po që tani është kthyer në ruajtjen e Republikës nga gazetarët.

Postimi i plotë:

Alarmet e gazetarit të njohur, Vahbi Kajtazi dhe kolegëve të tij, për ‘sigurinë’ që po ua ofrojnë hijet agjencioneve të specializuara të shtetit, janë shqetësim serioz në Republikën tonë.

Agjencionet e specializuara e kanë mandatin për ruajtjen e Republikës nga të tjerët. Si u bë që tash mandatin po e përkthejnë për ruajtjen e Republikës nga gazetarët?!

Në një vend demokratik, puna e gazetarit duhet të jetë e garantuar, sikurse ajo e prokurorit të dekretuar. Por, fundi-fundit, ata që i ruan lexuesi, nuk mund t’i frikësojë asnjë hije.

Gazetarët kanë gjithmonë të drejtë, madje edhe kur s’kanë të drejtë. Jemi me fat që Kosova e ka këtë plejadë të gazetarëve profesionistë!