Mbrëmë Hazir Haziri është liruar nga burgu i Serbisë, ku po mbahet që nga shtatori i vitit 2025, raporton Gazeta Blic.
Ai ka arritur mbrëmë në Kosovë, teksa ju sjellim dhe pamje nga arritja e takimi me avokatin Arianit Koci.
Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, ka thënë se asnjë qytetar i pafajshëm nuk guxon të mbetet në burgjet e Serbisë.
“Fjalën e dhënë e mbaj.
Kam thënë se Hazir Hazirin do ta kthej nga burgu i Serbisë.
Sonte, Hazir Haziri është në Kosovë
Asnjë qytetar i pafajshëm nuk guxon të mbetet në burgjet e Serbisë.
Për këtë jam angazhuar dhe për këtë do të angazhohem sa herë të jetë nevoja”, ka shkruar Koci./Gazeta Blic/


