Sporti

Hazard mund të vazhdojë karrierën në Premier League

08/25/2023 11:52
nga:Mergim Rreci

Eden Hazard, i cili është i lirë në merkato pas ndërprerjes së kontratës me Real Madridin, mund të vazhdojë karrierën te Crystal Palace.

Informacioni është siguruar nga faqja e internetit Football Transfers , e cila thotë se Steve Parish, presidenti i ‘shqiponjave’, beson se 32-vjeçari belg ka ende diçka për të ofruar, si në fushë ashtu edhe në anën komerciale.

Roy Hodgson, trajneri i Crystal Palace, do të presë me padurim të jetë në gjendje të llogarisë te sulmuesi, përcjell GazetaBlic Sport.

Sezonin e kaluar, sulmuesi luajti në 10 ndeshje për Real Madridin, ku shënoi një gol dhe dha dy asistime.

/GazetaBlic Sport/