Sporti

Hazard, mesazh për Ancelottin: “Nëse do të kam më shumë hapësirë ​​në Real, do të jem një lider në Belgjikë”

06/21/2021 11:05
nga:Lorik J

Sulmues i Real Madridit, Eden Hazard në mënyrë progresive është duke u inkuadruar me ekipin kombëtar belg në këtë Euro 2020 dhe ka treguar të gjithë kënaqësinë e tij në konferencën për shtyp për kthimin në fushë.

Ai thotë se ndihet i lumtur që tashmë është pjesë e ekipit të Belgjikës e shpreosn të jap 100% në ndeshjet e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë kurrë nuk kam dyshuar në cilësitë e mia. Unë kam qenë shpesh i dëmtuar. Unë kam pasur shumë dëmtime, kështu që nuk e dija nëse do të isha në gjendje të jepja 100%. Unë kam lënduar kyçin e këmbës tre herë dhe nuk e di nëse do të jetë e njëjta. Sigurisht nuk do të jetë ajo që ishte dhjetë vjet më parë, kur fillova të luaja, por kjo është jeta. Mundohem të jem një lider në fushë pa marrë parasysh në cilën skuadër luaj. Dhe mund të jesh lider vetëm nëse luan mirë … Me ekipin kombëtar unë luaj shumë më shumë, Mendoj se nëse do të kisha më shumë minuta me Realin do të mund të bëhesha edhe një lider në Madrid”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport