Lajme

Haxholli: I ftoj mediat që të mos konfirmojnë zhvillime të pëmbyllura

04/17/2024 16:05
nga:G C

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka ftuar mediat që të mos konfirmojnë zhvillime të përmbyllura, raporton GazetaBlic.

Haxholli shton se, ai do të jetë i fundit që do dalë nga stacioni policor kufitar në Batrovc, ku siç thotë ai, diçka e tillë ende nuk ka ndodhë.

“Në funksion të mbrojtjes së interesit institucional, interesit publik dhe interesit qytetarë, i ftoj publikisht mediat, që të mos konfirmojnë zhvillime ta përmbyllura. Unë duhet të jem i fundit që dalë nga stacioni policor kufitar në Batrovc, dhe kjo ende nuk ka ndodh. Kur ky është rasti, dhe rrjeshimisht për çfardo do të ketë komunikim nga MPJD”, shkruan Haxholli në një postim në “Facebook”.