Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Xhevë Lladrovci, Fehmi Lladrovci dhe Fatime Hetemi, janë dëshmorët e luftës së lavdishme.
Sipas saj, rënia e tyre vetëm sa ka ngritur frymën çlirimtare tek gratë e burrat për të qëndruar bashkë në rezistencë deri në çlirimin e plotë të vendit.
“Xhevë Lladrovci, Fehmi Lladrovci dhe Fatime Hetemi, janë dëshmorët e luftës së lavdishme, rënia e të cilëve vetëm sa ka ngritur frymën çlirimtare tek gratë e burrat për të qëndruar bashkë në rezistencë deri në çlirimin e plotë të vendit. Lavdi veprës heroike të dëshmorëve të luftës sonë çlirimtare”.