Lajme

Haxhiu: VV po bën fushatë me gjakun e Afrim Bunjakut!

09/25/2024 08:48
nga:N K

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas videos së publikuar nga Vetëvendosje me rastin e një vjetorit të sulmit terroristë në Banjskë e përmes të cilës sulmuan edhe opozitën.

Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se VV po bën fushatë me gjakun e Afrim Bunjakut për të qëndruar në pushtet.

“Ushtarët e UÇK-së kanë derdhë gjak, janë me plagë në trup nga luftimet e ashpra me Serbinë e nuk u mburrën, nuk thuren lavde si këta mjerana të LVV-së që perdorin gjakun e heronjve për poena politik. Ne e çliruam Kosovën cep me cep dhe asnjeherë nuk bëm video kundër këtyre frikacakëve që nuk patën zemër për ta mbrojtur vendin me pushkë. Liria e Kosovës nuk erdhi vetvetiu, erdhi falë luftës dhe sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së, nga të cilët u frymëzua Afrim Bunjaku”, ka shkruar ndër të thera Haxhiu.

Postimi i plotë: