Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk matet me subjektet e tjera politike, ngaqë siç tha ajo, disa bëjnë përpjekje të kalojnë pragun e disa të arrijnë pak më shumë.
“Ne nuk është që me matemi me subjekte të tjera politike. Ato disa bëjnë përpjekje të kalojnë praguan e disa pak më shumë”, ka thënë ajo në “Politiko”.
Haxhiu ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje synon të marrë mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e shkurtit.
“Kudo që po shkojmë ka mbështetje të madhe. Nga mbështetja e madhe që kemi në terren, për shkak të qeverisjes së mirë që ka pasur në qeverinë Kurti, për shkak të shumë reformave, për shkak që kemi arritur të dëshmojnë që Kosova mundet me pas Qeveri të pakorruptuar”, ka thënë Haxhiu.