Lajme

Haxhiu viziton Policinë në Ferizaj: Nga janari janë raportuar 188 raste të dhunës në familje në këtë komunë!

09/03/2024 19:40
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot Drejtorinë Rajonale të Policisë në Komunën e Ferizajt ku është diskutuar për dhunën në familje.

Haxhiu ka thënë se nga janari deri më sot, në komunën e Ferizajt, janë raportuar 188 raste të dhunës në familje.

“Sot vizitova Drejtorinë Rajonale të Policisë në Komunën e Ferizajt me ç’rast diskutuam për adresimin e rasteve të dhunës në familje, sfidat me të cilat ballafaqohen, bashkëpunimi ndërinstitucional, nevojat e të mbijetuarave dhe rëndësinë e trajtimit serioz të rasteve të dhunës në familje.Përfaqësuesve të policisë nga Ferizaj, Shtime, Shtërpca, Kaçaniku dhe Hani i Elezit iu ofrova mbështetjen time të plotë në punën që bëjnë dhe angazhimin e tyre ditor në mbrojtjen e qytetarëve tanë” shkruan Haxhiu raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: