Analisti politik, Baton Haxhiu tha se Vetëvendosje ka shënuar rritje si pasojë e tri faktorëve kryesorë, të cilët sipas tij opozita nuk i përmend.
“VV është rritur në momentin kur është krijuar koalicioni PAN, për shkak të pakënaqësisë së madhe të njerëzve ndaj një koalicioni të madh që dukej jo parimor. Baza e dytë e rritjes së saj është shkuarja e liderëve në Hagë, ku humbi shpresa fare. Këto janë dy momentet e rritjes së madhe të VV”, tha Haxhiu, në T7.
Ai theksoi se sfidat që e kanë dëmtuar Vetëvendosjen këto pesë vite lidhen me mungesën e rezultateve në veri, trajtimin e manastirit të Deçanit si ekstra-territorialitet dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Asociacionit – pika kryesore që, sipas tij, opozita nuk i përmend.
“Tema e madhe që e rrënon këtë parti e cila ka dështu këto pesë vjet: Nuk ka sjellë asnjë gjë në veri, e dyta: manastirin e Decanit e ka bërë një ekstra-territorialitet me nënshkrim të saj që e ka refuzuar dikur dhe ka nënshkruar marrëveshjen e Asociacionit, tri pikat kryesore që opozita nuk përmend”, tha Haxhiu.


