Lajme

Haxhiu uron Ditën e Veteranit: Nder dhe krenari t’i shërbesh vendit kur është në rrezik të zhbërjes

12/30/2024 18:20
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka uruar Ditën e Veteranit, të gjithë veteranëve që kanë sakrifikuar për liri, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është nder dhe krenari t’i shërbesh vendit kur është në rrezik të zhbërjes.

Postimi i tij i plotë:

Nder dhe krenari t’i shërbesh vendit kur është në rrezik të zhbërjes. Lum ai që mban me krenari emrin e vërtetë të veteranit të UÇK-së.

Gëzuar Dita e Veteranit, ju trima që sakrifikuat për liri!

Na priftë e mbara në krye me njeriun e vlerave Bedri Hamza- kryeministri i ardhshëm.

Lavdi dëshmorëve të kombit!