Lajme

Haxhiu: U bashkuam në Skenderaj për të treguar se Kosova mund të ofrojë mundësi më të mira për gratë

01/20/2025 16:27
nga:G C

Bekim Haxhiu, kandidati i PDK-së për deputet, ka theksuar rëndësinë e barazisë gjinore gjatë një takimi me gratë në Skenderaj, raporton GazetaBlic.

Ai deklaroi se gratë janë udhëheqëse të fuqishme dhe meritojnë mbështetje, mundësi të barabarta dhe respekt.

Haxhiu theksoi se barazia gjinore është një çështje për të gjithë shoqërinë dhe angazhohet për krijimin e mundësive të reja për vajzat dhe gratë në Kosovë.

E plotë:

Gratë kanë dëshmuar që janë udhëheqëse të fuqishme, profesioniste të shkëlqyera dhe ndërmarrëse të jashtëzakonshme.

Ato meritojnë mbështetje të pakushtëzuar, mundësi të barabarta dhe respekt të sinqertë sepse janë shtylla e shoqërisë tonë.

Sot takuam disa prej tyre në Skenderaj për të theksuar se barazia gjinore nuk është vetëm një çështje që i përket grave, por një kauzë që e përfshin të gjithë shoqërinë.

U bashkuam në Skenderaj për të treguar se Kosova mund dhe duhet të ofrojë mundësi të reja dhe më të mira për vajzat dhe gratë, duke i hapur atyre horizonte të pafundme.