Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për qëndrimet e tij për Kodin Civil, ligj të cilin ai e ka kundërshtuar që nga ardhja në Kuvend.
Deklarata e tij vjen pasi ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se këtë vit do të kalojë Kodi Civil dhe se do t’i kenë votat edhe të deputetëve që kanë votuar kundër këtij ligji.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se qëndrimi i tij mbetet i njëjtë dhe se nuk do ta ndryshojë.
“Është pyetja që më shumti po më pengon dhe mënyra se si po bëhet se “a keni ndryshuar qëndrim?” Nuk mendoj se një njeri që e jep një deklarim për një çështje, mund të ketë ndryshim, përderisa është çështja e njëjtë dhe problemi i njëjtë. Absolutisht që jo”, potencon ai.
Deputeti shprehet i bindur se nëse e ka përmbajtjen e njëjtë, Kodi Civil nuk kthehet në Kuvend këtë vit, ndërsa sa i përket ndryshimeve nëse janë bërë, ministrja duhet të tregojë se cilat janë ato.
“Ministrja ndryshimet në qoftë se i ka bërë, nuk e di ku i ka prezantuar. Çështja që ne e kundërshtojmë është në dy paragrafë të një neni, që kundërshtohet nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nëse ministrja ka bërë ndryshime, duhet të tregojë cilat janë ndryshimet, nëse e kanë përmbajtjen e njëjtë, jam i sigurt që këtë vit Kodi Civil nuk kthehet në Kuvend”, deklaron deputeti i VV-së, Eman Rrahmani./Gazeta Blic/
Agusholli i VV-së për deklaratën e Haxhiut: Një e pavërtetë e madhe – s’votoj për Kodin Civil
Haxhiu: Kodi Civil kalon këtë vit, do t’i kemi edhe votat e deputetëve të VV-së që ishin kundër