Lajme

Haxhiu: Tërheqja e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët!

06/03/2023 21:01
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook ka folur për situatën në veri të vendit raporton Gazeta Blic.

Haxhiu tha se Osmani dhe Kurti janë pajtuar që të tërhiqen nga veriu dhe të organizojnë zgjedhje të reja në këto komuna.

Sipas tij kjo tërheqje do të jetë me pasoja të mëdha për Kosovën dhe do të thotë autonomi për serbët.

“Tërheqja e radhës me pasoja të mëdha për Kosovën!Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë pajtuar që të tërhiqen nga veriu, që pushtetin në komunat veriore t’ua dorëzojnë serbëve të dirigjuar nga Vuçiqi, duke organizuar zgjedhje të reja në komunat veriore. Tërheqja e tanishme e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët, zhgënjim dhe fyerje për kryetarët e komunave veriore të zgjedhur në zgjedhjet e fundit” shkruan Haxhiu raporton ‘Gazeta Blic”

Haxhiu ka renditur disa momente, ku sipas tij Albin Kurti është tërhequr nga proceset.

Ai tutje shtoi se “krejt jeta politike e Albin Kurtit është me kaos, tensione, protesta e shkatërrim, tërheqje e mashtrim”

“Vetëm prej pushtetit nuk tërhiqet sepse pushtetin e do fort, të gjitha i sakrifikon për pushtet.Albi Kurti dhe Vjosa Osmani mund të tërhiqen, por Izmir Zeqiri, Ilir Peci dhe Lulzim Hetemi nuk besoj!Sepse tërheqja pas trazirave është autonomi për serbët” shkruan Haxhiu.

Reagimi i plotë: