Lajme

Haxhiu takon qytetarët në Runik të Skenderajt: Na e dëshmuan edhe një herë se PDK-ja mbetët e vetmja alternativë

01/02/2025 22:05
nga:Sh R

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka vizituar qytetarët në Runik të Skenderajt.

Nga atje, Haxhiu ka thënë se edhe një herë u dëshmua se PDK-ja mbetet e vetmja alternativë për të votuar.

“Vitin 2025 e filluam me qytetarët e Runikut të Skenderajt. Një pritje madhështore, me besimin në fitore na e dëshmuan edhe një herë se PDK-ja mbetët e vetmja alternativë për ta votuar. Ata i premtuan mbështetje dhe besimin e tyre për kandidatin më të mirë për kryeministër Bedri Hamza, për progaramin me të mirë dhe listën më të mirë për deputetë. Na priftë e mbara!” – ka shkruar Haxhiu.