Lajme

Haxhiu takohet me kryeprokurorin Kelmendi, diskutojnë për rëndësinë e rritjes së numrit të mbrojtësve të viktimave

11/10/2023 17:23
nga:N K

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu takoi Kryeprokurorin Besim Kelmendin me të cilin diskutan çështje që ndërlidhen me përgjegjësitë institucionale.

Haxhiu theksoi se diskutan rreth reformës në drejtësi, zbatimin e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje dhe me bazë gjinore, rëndësinë e rritjes së numrit të mbrojtësve të viktimave, objektet e prokurorive në Mitrovicë dhe Prizren.