Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar takim me mësimdhënësit e Skënderajt.
Haxhiu tha se u dëshmua mbështetja e fuqishme e tyre për PDK-në dhe programin e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza.
“Rritja për 50% e pagave për mësimdhënësit dhe shumë projekte të tjera, përfshirë digjitalizimin e shkollave, janë hapa të domosdoshëm për një arsim cilësor në vendin tonë” shkruan Haxhiu raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Takim i shkëlqyer me mësimdhënësit e Komunës së Skenderajt, ku u dëshmua mbështetja e fuqishme e tyre për PDK-në dhe programin e kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza.
Rritja për 50% e pagave për mësimdhënësit dhe shumë projekte të tjera, përfshirë digjitalizimin e shkollave, janë hapa të domosdoshëm për një arsim cilësor në vendin tonë.
#PDK131 ✅️
#BedriHamzaKryeministër1 ✅️
#MemliKrasniqi2 ✅️
#BekimHaxhiuKamishi109 ✅️


