Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se sonte në orën 19:30 në Klinë të Epërme të Skënderajt, kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza mban tubim elektoral.
Hamza tha se do të shpaloset programi i PDK-së dhe kandidatëve për deputetë.
“Sot në ora 19:30 në Klinë të Epërme, të Skënderajt, mbahet:Tubim i madh elektoral me Kryeministrin e ardhshëm z. Bedri Hamza. Para elektoratit shpaloset programi i PDK-së dhe kandidatëve për deputetë.Në tubim ftohen të marrin pjesë edhe banorët e fshatrave Ternavc, Kuçicë, Kotorr, Klinë e mesme etj” njofton Haxhiu raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Sot në ora 19:30 në Klinë të Epërme, të Skënderajt, mbahet:
Tubim i madh elektoral me Kryeministrin e ardhshëm z. Bedri Hamza. Para elektoratit shpaloset programi i PDK-së dhe kandidatëve për deputetë.
Në tubim ftohen të marrin pjesë edhe banorët e fshatrave Ternavc, Kuçicë, Kotorr, Klinë e mesme etj.
Ju mirëpresim!


