Lajme

Haxhiu: Shoqëria civile, e gatshme kundër VV-së kur kjo kundërshtonte Listën Serbe, sot në gjumë kur kjo fyen gjithçka të Republikës sonë

09/14/2025 15:49
nga:Genita C

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me qëndrimin ndaj Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale, raporton GazetaBlic.

Ajo theksoi se në këto zgjedhje, kishte insistuar që Lista Serbe të mos certifikohej, duke përmendur se kjo parti nuk ka bërë asnjë distancim nga rastet si ai i Banjskës.

Haxhiu kritikoi gjithashtu deputetët e Listës Serbe për qëndrimet e tyre anti-Kosovë dhe për shpërfilljen e autoritetit të shtetit të Kosovës.

Ajo u shpreh gjithashtu se, në hapjen e fushatës, Listës Serbe nuk pati asnjë reagim ndaj fyerjeve që ata u bënë kryeministrit Albin Kurti dhe thirrjeve për “çlirimin” nga ai, duke vënë në dukje se shoqëria civile, e cila ka reaguar ndaj VV-së në të kaluarën, tani është “në gjumë” përballë këtyre fyerjeve.